
Avioni supersonik, nga Londra ne New York per nje ore
Një patentë e re nga kompania Airbus për një avion supersonik i ka mahnitur të gjithë të apasionuarit pas aeroplanëve dhe shpejtësisë. Ky avion është i veçantë në shumë mënyra, i përshkruar si një mundësi për transportim pasagjerësh apo avion ushtarak, është i aftë të arrijë shpejtësi të jashtëzakonshme.
PatentYogi në YouTube ka krijuar një animim që përshkruan formën e mundshme si dhe trajektoren në të cilën do të lëvize avioni i përshkruar në patentën e quajtur “Ultra-rapid air vehicle and related method for aerial locomotion” ( Mjet ajror ultra-i shpejtë dhe metoda për lëvizje ajrore lidhur me të).
Projektuesit janë bazuar në një patentë të dhënë për Airbus në korrik, e cila përshkruan një avion që ngjitet vertikalisht në ajër dhe pasi thyen barrierën e zërit ai do të udhëtojë horizontalisht nëpër qiell.
Concorde-2 do të jetë shumë më i shpejtë dhe i qetë dhe avioni është projektuar që të ketë një shpejtësi maksimale prej Mach 4.5, që do të thotë se një udhëtim nga Nju Jorku në Londër do të marrë vetëm një orë. Airbus shpreson se avioni supersonik do të udhëtojë 4,5 herë më shumë se shpejtësia e zërit.
Patenta përshkruan se tri lloje të ndryshme motori, të mundësuar nga format e ndryshme të hidrogjenit, do të punojnë së bashku për të çuar automjetin në shpejtësi 5,500km / h. Një motor me raketa do cojë atë në një lartësi prej 30,000 metra. Airbus thotë se ka projektuar aerodinamikën për të kufizuar bumin e zërit, duke e bërë atë shumë më të qetë se avioni Concorde i mëparshëm.
Avioni Concorde kanë qenë në përdorim nga vitet ’70 deri në 2003, dhe u hoq nga përdorimi për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që duheshin për ta bërë të sigurt për udhëtim, pas dobësive të rrezikshme të vëna re gjatë aksidentit të viti 2000 që u mori jetën 113 personave.
Avioni i ri Concorde 2 mendohet se do të mund të mbajë deri në 20 pasagjerë, por bileta nuk do të jetë e lirë. Trupi i avionit do të ketë krahë delta anash të ngjashme me ato të avionëve ushtarakë. Nën trup do të jenë vendosur dy motorë turboreaktivë të cilët do të përdoren për ta vënë në lëvizje dhe për ta ngritur në ajër avionin.
Pasi avioni të arrijë në një lartësi të caktuar, motorët turboreaktivë tërhiqen brenda trupit të avionit dhe ndizet motori raketë (i ngjashëm me ata që përdoren për të çuar kozmonautët në hapësirë). Ky motor e çon avionin vertikalisht në lartësinë e vet të udhëtimit me shpejtësi supersonike.
Pasi të ketë arritur lartësinë e udhëtimit, e cila do të jetë mbi 30 500m, avioni kthehet në drejtim horizontal, motori raketë fiket dhe gjithashtu mbyllet brenda avionit, dhe në punë futen dy motorët statoreaktivë të pozicionuar poshtë krahëve delta, të cilët e lëvizin avionin para në shpejtësi supersonike. Me shpejtësi të tillë, ai do të mundet të arrijë nga Londra në Nju Jork brenda një ore.
Airbus pretendon se avioni do të jetë në gjendje për të përfunduar udhëtime të tilla si Tokio në Los Anxhelos në vetëm tri orë. Prodhuesi thotë se avionët reaktiv supersonik mund të përdoren gjithashtu për aplikime ushtarake, duke punuar për të transportuar ushtarët në shpejtësi të shpejtë.
Por Airbus nuk është i vetmi që konkurron për të krijuar teknologjinë e avionëve supersonik. Në korrik, bosët e Forcave Ajrore të SHBA-së zbuluan se shpresojnë që të kenë një aeroplan supersonik të aftë për përdorim deri në vitin 2023 dhe se disa nga testet e avionave supersonikë tashmë janë kryer.
Më të lexuarat








